Surprise Me!

INTERVAL MUZIKOR | NAIM KERCUKU - "BARDHESI"

2023-12-30 391 Dailymotion

BARDHESI - NAIM KERCUKU
(dubluar nga Ilira Carcani)
Muzika: Kujtim Prodani
Teksti: Vullnet Mato
Interpretuar ne Festivalin e 10-te te Kenges ne Radiotelevizion - 1971. Kenga fituese e Cmimit te Dyte.

Sonte ne tё dy vallzojmё bashkё
Zemёr pranё sy mё sy
Nёpёr vezullime sytё e tu
Po kёrkojnё sytё e mi

Eja tё dalim pёr njё çast
Nata e bardhё po na fton
Bora qё bie tani jashtё
Gjithçka pёrreth zbardhёllon

Vajza ime eja dalim pra
Tё dy bashkё unё e ti
Rrugёn tonё e kemi gjerё e gjatё
Plot shkёlqim bardhёsi

Topa bore hedhin shokёt tanё
Kaq e bardhё bora ndrin
Nё secilin top qё hedh tek ti
Unё kam vёnё dashuri

S’di si ne heshtёm pёr njё çast
Heshtёm tё dy nёn njё bli
Ndёr vezullime sytё e tu
Kёrkojnё sytё e mi

Qenka shumё e bardhё sonte kjo natё
Bie borё bie e ndrin
Dashuria lehtё e lehtё na hedh
Bardhёsi thellё nё shpirt

Buy Now on CodeCanyon